Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë në moshën 99 vjeç Bob Givens, animatori i “Bugs Bunny”

Ndërron jetë në moshën 99 vjeç Bob Givens, animatori

Ndërron jetë në moshën 99 vjecare animatori Bob Givens, i njohur për realizmin e “Bugs Bunny”.

Konfirmimin për vdekjen e tij vjen nga vajza, Mariana Givens, në një postim në Facebook.

Ai kishte një karrierë të gjatë 60 vjeçare dhe ka punuar si animator për kompanitë e mëdha, si Disney, Warner Bros dhe Hanna-Barbera.

Gjithashtu Givens ka vizatuar animacione të karaktereve, si Tom & Jerry, Daffy Duck, “Alvin and the Chipmunks” dhe Popeye.

Roli i parë i tij ishte te Disney në vitin 1937, kur punonte në realizimin e animacioneve Donald Duck dhe Snow White.

Në vitin 1940, ai iu bashkua kompanisë Ëarner Bros, ku u bë i famshëm për punën në karakterin e Bugs Bunny.

Të fundit