Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë nga COVID-19 punonjësi i policisë te Infektivi! 15 ditë më parë virusi i mori edhe të atin

Një punojnës i Policisë së Shtetit ka humbur jetën nga COVID-19 mëngjesin e sotëm te Spitali Infektiv. Mësohet se, viktima Ilir Nerguti ishte i shtruar prej 3 javësh në këtë spital, por nuk mundi të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.

50-vjeçari punonte si efektiv në drejtorinë e policisë së Tiranës, ndërkaq ajo çka e rëndon edhe më tepër situatën është se 15 ditë më parë, COVID-19 i kishte marrë jetën edhe të atit të tij në moshën 82-vjeçare, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Familjarët vendosën të mos ia tregonin 50-vjeçarit ngjarjen, për t’i evituar dhimbjen dhe me shpresë se do të shërohej, por që nuk ndodhi kështu.

Ilir Nerguti mbushi 50 vjeç në 4 shtator dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri, ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi pas vdekjes së mikut të tij, duke thënë se kolegët humbën një profesionistë dhe shteti një njeri të madh.

"Prehu në paqe miku im, sot ne humbën një mik të mirë, kolegët një profesionit në detyrë që mbante dhe Shteti humbi një njeri të madh. Krenar për çdo ditë që kemi biseduar dhe këshillat e tua do jenë të vlefshme gjithë jetës. Do të kujtojmë gjithmonë Komandant Ilit Nerguti", shkruan Valteri.

Të fundit