Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë një i burgosur pasi u infektua në Drenovë, burgu i Shënkollit kthehet në spital Covid

Ndërron jetë një i burgosur pasi u infektua në Drenovë,

Ndërron jetë në spitalin 'Shefqet Ndroqi' një i dënuar i burgut të Drenovës, pasi u infektua me covid-19.

Nuk ka ende detaje mbi moshën dhe gjendjen shëndetësore të të ndjerit.

Dy të burgosur të tjerë të infektuar nga IEVP Drenovë janë dërguar në Spitalin e Burgut në QSUT-së për të marrë trajtim të specializuar mjekësor, kurse shtatë të tjerë janë dërguar në IEVP-në e Shënkollit.

Kështu, burgu i Shënkollit në Lezhë mësohet se është kthyer në spital për të dënuarit me COVID-19 dhe aktualisht po trajtohen 40 të dënuar të prekur.

Të fundit