Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë një tjetër pacient në Spitalin Infektiv, shkon në 46 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Ndërron jetë një tjetër pacient në Spitalin Infektiv,

Një tjetër person ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, pasi krahas sëmundjeve të tjera rezulton edhe i prekur me covid-19. 65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Lexoni edhe: Rritet sërish numri i të prekurve me covid-19 në Shqipëri, 81 pacientë të shtruar në Infektiv; gjysma janë nga Tirana

Të fundit