Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë pacienti 73-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 29 viktima nga Covid në Shqipëri

Ndërron jetë pacienti 73-vjeçar në spitalin “Shefqet

Shqipëria shënoi viktimën e 29-t nga koronavirusi në vendin tonë, pasi mbrëmjen e të hënës një 73-vjeçar ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shtetasi me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej 1 muaji në gjendje të rëndë, ndërsa vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Një pacient 73-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe  Hipertension Arterial. Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

 

Të fundit