Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, reagon Tirana International Airport

Tirana International Airport (TIA) ka reaguar pas lajmit për ndërimitn e një seroporti të ri në Vlorë. TIA thotë se mbështet çdo nisëm që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore.

“Tirana International Airport (TIA) mbështet çdo nismë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e portave ajrore, që bëjnë të mundur lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve që duan të vizitojnë Shqipërinë.

Marrëveshja me Qeverinë Shqiptare për liberalizimin e fluturimeve e firmosur në vitin 2016, ka dëshmuar vullnetin e plotë të TIA-s për ndërtimin dhe hapjen e aeroporteve të rinj në Shqipëri dhe mbetet në mbështetje të këtij zhvillimi”, thuhet në deklaratë.

Tirana International Airport e mbyll reagimin e saj duke uruar “sukses për çdo investim në fushën e aviacionit shqiptar dhe çdo fushë tjetër që i jep hov jetës në Shqipëri”.

Të fundit