Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i gurores në Bakaj të Delvinës, PD publikon projektin: Ndërtim pa dakordësinë qeveri-firmë-banorë

Ndërtimi i gurores në Bakaj të Delvinës, PD publikon

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jolio Dine, ka reaguar së fundmi lidhur me ndërtimin e gurores në vendin e quajtur Qafa e Bresherit në Bajkaj të Delvinës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dine ka publikuar edhe projektin e ndërtimit të gurores, që sipas tij rezulton brenda sipërfaqes së pronës me nr. 818/1 në zonën kadastrale 2864, pronë e cila i përket një familjeje.

Ai shkruan se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka parashikuar të ndërtojë një gurore në një pronë private, ndërkohë që përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë evidentuar shkelje të territorit të tyre nga ky projekt.

Më tej Dine shton se kjo gurore për shumë arsye nuk duhej planifikuar këtu, por në një vend tjetër, pa rrezikuar më ndotjen e saj dhe duke patur dakordësinë qeveri-firmë-banorë.

Kujtojmë se ditën e djeshme banorët e fshatit Bajkaj janë përplasur fizikisht me përfaqësuesit e firmës duke kundërshtuar hapur projektin, teksa theksojnë se nuk janë njoftuar për hapjen e këtij kantieri, pretendim ky i cili është konfirmuar edhe nga Bashkia e Delvinës, duke shtuar se ata nuk kanë firmosur në hapjen e saj.

Reagimi i plotë:

Ky në foton nr.1 është projekti i ndërtimit të gurores në vendin e quajtur Qafa e Bresherit në Bajkaj, Delvinë.

Siç duket edhe nga foto, projekti rezulton brenda sipërfaqes së pronës me nr. 818/1 në zonën kadastrale 2864, pronë e cila i përket familjes Topulli (foto, 2 dhe 3). Pra rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka parashikuar të ndërtohet një gurore në një pronë private.

Po sot, në Bajkaj kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë evidentuar edhe shkelje të territorit të tyre nga ky projekt.

Absolutisht asgjë me firmën sipërmarrëse, por mesa duket kjo gurore për shumë arsye nuk duhej planifikuar këtu, por në një vend tjetër, pa rrezikuar më ndotjen e saj dhe duke patur dakordësinë qeveri-firmë-banorë.

[gallery td_gallery_title_input="Projekti i gurores" td_select_gallery_slide="slide" ids="407647,407646,407645"]

Të fundit