Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i HEC-eve mbi Osum, reagon Edi Rama: Çfarë do të ndodhë me kanionet e Skraparit

Ndërtimi i HEC-eve mbi Osum, reagon Edi Rama: Çfarë do të

Ditët e fundit kanë qarkulluar informacione për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Osum. Por pas alarmit të ngritur për shkatërrimin e kësaj bukurie të rrallë natyrore, ka reaguar kryeministri Edi Rama, duke sqaruar situatën.

“KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN - Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet.

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentative.

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar.

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut", shkruan Rama.

Të fundit