Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i HEC-eve në kanionet e Osumit, Blendi Klosi reagon për herë të parë: Nuk ka shans të ndërtohen

Ndërtimi i HEC-eve në kanionet e Osumit, Blendi Klosi reagon për

Në një lidhje direkt në emisionin “Opinion” në tv Klan,  ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur në lidhje me lejet për ndërtimin e HEC-ev në kanionet e Osumit.

Klosi u shpreh m bindje se do të ndalojnë ndërtimin e HEC-eve në atë zonë dhe se sipas tij, e gjithë historia është ndërtuar mbi një gënjeshtër, pasi janë ndryshuar koordinatat fillestare ku është dhënë  leja mjedisore.

“Te kam kërkuar të bëjmë një intervistë për mjedisin. Kjo është një nga qindra bombat qe gjejmë ne zyra.

Ajo qe ndodh në kanionet nuk erdhi si një rrufe në qiell të hapur. ajo që është dhenë nuk është një lejë mjedisore, koordinata e dhëna për leje mjedisore është një histori e keqtrajtuar.

Ne kemi nisur një proces investigimi për këtë çështje. Nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet. Unë nesër do të jem në Skrapar dhe ne do të ndalojmë çdo lloj investimi në atë zonë. Ne do të donim të kishin një aleancë nga qytetarët.

E gjithë historia është ndërtuar mbi bazën e një gënjeshtre, pasi kanë ndryshuar koordinatat nga aty ku është dhënë fillimisht leja mjedisore. Ne do anulojmë lejen, jo vetëm aty por në çdo vend që preken zonat turistike.

Nesër do të jem personalisht në Skrapar, nuk ka asnjë shans që aty të ndërtohet një HEC”, deklaroi Klosi.

 

Të fundit