Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i shkollës pranë UBT, Asambleja e Pedagogëve vendos për përshkallëzim të protestës

Ndërtimi i shkollës pranë UBT, Asambleja e Pedagogëve vendos

Pas disa ditësh protestë për të penguar ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në fidanishten e Universitetit Bujqësor të Tiranës, është mbledhur Asambleja e Pedagogëve që ka vendosur për përshkallëzim të protestës.

Asambleja e Pedagogëve ka vendosur gjithashtu për bojkot të mësimit, duke e konsideruar këtë protestë jo të studentëve, por të pedagogëve dhe gjithë universitetit.

“Pedagogët do të udhëheqin studentët në grevë. Nuk është protestë e studentëve, por eshte e pedagogëve dhe e gjithë universitetit. Nuk është e logjikshme të ndërtohet shkollë 9-vjeçare pranë universitetit. Do vijojmë me grevë derisa të tërhiqet Bashkia nga ky vendim. Ka të tjera hapësira për shkolla, por i duan ato toka për pallate”, shprehet një pedagog i UBT për News24.

 

Të fundit