Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i shkollës pranë UBT, dekani Meço: Veliaj dhe Rama na prenë në besë

Ndërtimi i shkollës pranë UBT, dekani Meço: Veliaj dhe

Është mbledhur sot asambleja e Universitetit Bujqësor të Tiranës për të diskutuar për masat që do të merren për ndalimin e ndërtimit të shkollës së integruar në fidanishten e universitetit.

Dekani i Fakultetit Ekonomik në UBT, Maksim Meço është shprehur se mbështet mendimin e shumicës, duke shtuar se Veliaj dhe Rama iu premtuan kampusin universitar, dhe i prenë në besë.

“Rektorati është dorëzuar dhe e quan të humbur betejën, por vendimmarrja e fundit sipas ligjit na takon ne si staf akademik dhe vendos asambleja e pedagogëve.

Veliaj dhe kryeministri na prenë në besë, na premtuan kampusin universitar ndërsa sot bëjnë të kundërtën.  Pedagogët kërkojnë vazhdimin e protestës dhe hedhjen e bashkisë në gjyq”, mësohet të jetë shprehur dekani Meço.

 

Të fundit