Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i varrezave greke në Shqipëri, Besnik Mustafaj: Nuk është ky problemi mes vendeve tona

Ndërtimi i varrezave greke në Shqipëri, Besnik Mustafaj: Nuk

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur rreth vendimit të qeverisë shqiptare për ndërtimin e varrezave greke në vendin tonë. Mustafaj tha se çështja e varrezave të ushtarëve greke është një çështje e bartur. Sipas tij një varrezë për ushtarët grekë duhet të ishte bërë më parë në Shqipëri teksa theksoi se një varrezë e tillë është simbolike dhe si e tillë duhet ndërtuar vetëm një e tillë.

“Çështja e varrezave të ushtarëve greke të vrarë në kohën e luftës italo-greke, është një çështje e bartur. Sipas meje duhet një varrezë e ushtarëve grekë, por duhet vetëm një. Për arsye se praktika europiane është e tillë, por edhe për faktin se një varrezë e tillë e ushtarëve në një vend të huaj, ka një simbolikë. Edhe në Normandi ka vetëm një varrezë të ushtarëve britanikë, dhe një të ushtarëve amerikanë. Pra ka një simbolikë, dhe është pranuar si e tillë. Pra një varrezë e tillë duhet të ishte bërë edhe në Shqipëri, por vetëm një. Qeveria Rama ka shfaqur pengesë për legjitimimin e varrezës.

Në diplomaci simbolet janë të rëndësishme, por nuk besoj se problemi në marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të vdekurit. Unë besoj se ka çështje të tjera të cilat duhet të jenë diskutuar gjatë takimit që ministri Bushati zhvilloi me homologun Kotzias në Kretë”, u shpreh Mustafaj në rubrikën “Opinion” në “News24”.

 

 

 

Të fundit