Flash News

KRYESORE

Ndërtimi i xhamisë në Prishtinë, kërcënohen Thaçi, Ahmeti dhe Tërnava

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe i pari i bashkësisë islame, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të grafiteve në muret e Fakultetit të Filologjisë.

Sipas gazetës ‘Zëri’, shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në lagjen Dardani të Prishtinës.

“Vdekje Naim Tërnavës dhe Hashim Turkut. Rroft Avni Rustemi”,  shkruhet në një prej grafiteve, autorët e të cilëve nuk janë identifikuar ende.

“O Shpend Ahmeti, në Dardani s’do ketë xhami turke”, “Do vritesh o qen. Poshtë VV dhe Albin Kurti”, janë mesazhet e lëna në muret e fakultetit.

Ndërtimi i xhamisë së madhe në Prishtinë ka shkaktuar shumë debat te qytetarët dhe politika, ndërkohë që pritet të nisë zbatimi i projektit i financuar nga Turqia.

Të fundit