Flash News

KRYESORE

Ndërtoi pa leje pallatin 28 katësh në Durrës, pasi kërcënoi inxhinierin, biznesmeni shpallet në kërkim

Ndërtoi pa leje pallatin 28 katësh në Durrës, pasi

Në relacionin e Institutit të Ndërtimit, pallati 28 katësh pranë plazhit në Shkëmbin e Kavajës, në Durrës konsiderohet me probleme të shumta që rrezikojnë shembjen dhe është pa leje ndërtimi.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhiner Agron Hysenlliu është kërcënuar nga pronari i pallatit, zoti Enver Shala, i cili është shpallur në kërkim policor, njofton Top Channel.

Ky pallat dhe më parë ka patur probleme. Dy vite më parë, konstruksionet metalike të 3 kateve të fundit shtesë që po ndërtoheshin, u shembën duke rrezikuar jetën e punëtorëve dhe banorëve. Po në vitin 2017, Enver Shala u ndalua nga Policia e Durrësit dhe u hetua në gjendje të lirë për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Mirëpo ky pronar, jo vetëm për këtë ndërtesë por dhe në pallate të tjera ka ndërhyrë pa leje. Të njëjtit sipërmarrës i është prishur edhe një tjetër objekt, siç ishte kompleksi Kamelia në Durrës, në vitin 2013. Ai është ndërtuesi i një tjetër pallati gati 30-katësh në afërsi të Portit të Durrësit, ku 8 kate shtesë janë pa leje. Disa herë janë ndërmarrë iniciativa nga autoritetet lokale dhe qendrore për të ndërhyrë në shtesat e kateve që ka bërë ky sipërmarrës në objektet e ndërtuara prej tij, por në asnjë rast nuk është vepruar.

Të fundit