Flash News

KRYESORE

Do ndërtojnë kulla 30 kate, hileja që qeveria dhe të preferuarit e saj do përdorin për të mos paguar asnjë taksë

Të paktën tre projekte kullash të mëdha 25-30 kate në Tiranë kishin planifikuar të nisin punimet që në vitin 2017, por duket se planet e tyre kanë ndryshuar për të përfituar nga incentiva e qeverisë për përjashtimin nga taksat.

Burimet nga tregu pohojnë për ‘Monitor’ se zhvilluesit e ndërtesave të larta po ndryshojnë destinacionin fillestar të godinave për të përfituar nga përjashtimi i pagesës së taksës së infrastrukturës fillimisht, e cila në Tiranë është 8 për qind e vlerës së shitjes së objektit për banim dhe 4 për qind kur është hotel. Kjo taksë krijon koston më të lartë gjatë procesit të ndërtimit.

Teksa ndërtuesit kanë kthyer sytë për të fituar nga lehtësitë, paketa ligjore që nxit investimet në këtë fushë është konfuze dhe krijon kontradita.

Ndryshimet në ligjin për turizmin në muajin dhjetor (ligji nr 114/2017) përcaktojnë se përjashtimin nga taksat TVSH dhe Tatim-Fitimin për dhjetë vitet e para të aktivitetit e përfitojnë strukturat akomoduese me 4-5 yje dhe që duhet të investojnë së paku 8 milionë euro për standardin me 4 yje dhe 15 milionë euro për standardin me pesë yje.

Ligji 114/2017 thotë gjithashtu së përfitues janë hotelet  me 4-5 yje që kanë status special. Statusi special përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Burimet nga tregu pohojnë se po ne dhjetor të vitit 2017 janë bërë ndryshime në ligjin për taksën e infrastrukturës, të cilat janë tërësisht në kontradikte me ndryshimet që kanë bërë në ligjin për turizmin.

Sipas këtyre ndryshimeve “përjashtohen nga pagesa e taksës së infrastrukturës investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “hotel/Resort me pesë yje, status “, sipas përcaktimit të legjislacionit në fushën e turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe të njohur ndërkombëtarisht”.  Mirëpo ligji për Turizmin nuk ka e ka përcaktimin, “Brand Name”. Sipas këtij përcaktimi investitorët vendas nuk përftojnë përjashtim nga taksat.

Pavarësisht rrëmujës ligjore, ndërtuesit që kishin planifikuar të nisin ndërtimin e kullave të lartë në zonën brenda unazës po i shndërrojnë ato në hotele me 4-5 yje dhe sakaq janë duke lobuar që te hiqet togfjalëshi “Brand name” nga ligji i taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Investimet rrezikojnë të mos nisin edhe ketë vit pasi qeveria ka lajmëruar në ligjin për turizmin se udhëzimet që do të sqarojnë modalitet e përfituesve do të miratohen përgjatë 9 nëntë muajve dhe për pasojë ligji për përjashtimin nga taksat nuk mund të aktivizohet.

Nga ndryshon “Hilton Garden Inn” me “HiltonvHotels” dhe pse nuk e mbush dot boshllëkun e ‘Sheraton’

Të fundit