Flash News

KRYESORE

Ndeshja e futbollit kthehet në ndeshje boksi, 10 lojtarë me karton të kuq

Plotë 10 kartona të kuq janë dhënë nga arbitri në një ndeshje të kampionatit brazilian. Futbollistët e skuadrave të Vitorias dhe Bahias janë përfshinë në një sherr masiv mes tyre. Në minutën e 50-të të takimit arbitri akordoi një penallti por ajo që solli nervozizëm në fushë ishte festimi i golit përpara tifozerisë vendase.

Në këtë moment të dyja skuadrave e kthyen fushën e lojës në një ring boksi duke goditur njëri-tjetrin. Pas qetësimit të situatës, arbitri ka ndëshkuar 10 futbollistë me karton të kuq, 5 kartona për lojtarët e Vitorias dhe 5 për të Bahias.

Me rifillimin e ndeshjes 2 futbollistë të skuadrës së Vitoria u ndëshkuan me karton të kuq dhe kjo bëri që ndeshja të ndërpritej dhe ekipi i Bahia ta fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

 

 

 

 

 

 

Të fundit