Flash News

KRYESORE

Ndeshja e parë e Panuccit, Shqipëria fiton përballë Lihtenshtejnit, ndihet mungesa e Sadikut dhe Cikalleshit

Ndeshja e parë e Panuccit, Shqipëria fiton përballë

Ekipi kombëtar ka triumfuar me rezultatin 2-0 përballë modestëve të Lihtenshtejnit. Në ndeshjen e luajtur në ‘Elbasan Arena’, dy golat e Odise Roshit dhe Ansi Agollit i dhanë kuq e zinjve tre pikë të nevojshme për të vazhduar garën për vendin e tretë në grup.

Ndonëse dominoi lojën, ekipi shqiptar tregoi vështirësi të mëdha në finalizimin e aksioneve. Mungesa në lojë e Armando Sadikullit dhe përjashtimi i Sokol Cikalleshit i dha një përgjegjësi të madhe Llullakut, i cili nuk e realzoi siç duhet.

Kjo ishte ndeshja e parë për teknikun e ri të Kombëtares, Christian Panucci, i cili e nis me fitore aventurën në stolin kuq e zi.

FSHF i mban tifozët larg Kombëtares, stadiumi mbetet bosh

Të fundit