Flash News

KRYESORE

Ndeshja e parë si "kuksian", Shehi ka tri mungesa kundër Vllaznisë

Ndeshja e parë si "kuksian", Shehi ka tri mungesa kundër

Ndeshja e parë e Kukësit me trajnerin e ri Orges Shehi do të jetë ajo kundër Vllaznisë në Elbasan Arena. Verilindorët duhet të reagojnë pas krizës që kaluan me ish-trajnerin Shpëtim Duro.

1-pikëshi me Teutën nuk kishte asgjë për të mbajtur mend, kështu që Shehi duhet ta mobilizojë ekipin e tij mirë kundër shkodranëve. Kjo do jetë sfidë delikate, sepse mediat sportive në vend njoftojnë se Kukësi do të ketë tri mungesa kryesore.

Ata janë Musolli, Rroca dhe Et'hemi. I pari pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Teutës dhe do të mungojë disa javë, ndërsa Rroca dhe Et’hemi kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Si do e zgjidhë këtë Shehi?

Të fundit