Flash News

KRYESORE

Ndeshja e partnerëve të tyre bashkon Meghan Markle dhe Kate Middleton

Vazhdimisht përflitet për një marrëdhënie të agravuar  mes Meghan Markle dhe Kate Middleton. Mediat britanike kanë shkuar deri aty sa kanë aluduar se dy kunatat flasin vetëm në sy të kamerave.

E ndërsa pallati mbretëror i ka mohuar këto lajme duke i quajtur thashetheme dhe të pabaza.

Përkundër kësaj, Meghan Markle, e cila ka dy muaj që është bërë mama për herë të parë, është parë nën shoqërinë e Kate Middleton dhe të dyja janë dukur shumë të lumtura teksa kanë parë nga afër ndeshjen e bashkëshortëve të tyre.

Kate Middleton, Meghan Markle, Princ Louis, Princ George, Princesha Charlotte dhe Archie i surprizuan të gjithë këtë mëngjes me prezencën e tyre në ndeshjen e lojës ‘Polo’ mes Princ William dhe Princ Harry-t.

Të fundit