Flash News

KRYESORE

Ndeshja/ Meta jep një mesazh të fortë: Sot më shumë se kurrë pranë Kombëtares, mos shkoni vetëm kur fitojmë

Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës në Elbasan Arena, presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë. Nëpërmjet një postimi në facebook Meta bën thirrje për bashkim dhe mbështetje.

Ai shprehet se nuk kishte në plan të shkonte për shkak të impenjimeve të shumta, por do të shkojë sepse, sipas tij, Kombëtarja ka më shumë nevojë se kurrë për mbështetje në këtë periudhë tranzicioni.

Meta bëri thirrje që mos të shkohet në stadium vetëm kur fitohet, sepse ‘topi është i rrumbullakët’. Ai solli si shembull humbjen e Brazilit ndaj Gjermanisë 7-1në botëror, por edhe skuadrën e Kosovës, tifozët e së cilës, sipas presidentit, e përkrahin ekipin më shumë kur janë në disavantazh.

Të fundit