Flash News

KRYESORE

Ndeshje e çmendur në Francë, PSG ndalet në një ndeshje me 8 gola

Ndeshje e çmendur në Francë, PSG ndalet në një

Amiens-PSG sot ishte një ndeshje epike në kampionatin francez, e mbyllur 4-4. Skuadra parisiene vuajti shumë për të marrë një pikë.

Guirassy zhbllokoi rezultatin që në minutën e 5′ përpara se Kakuta të dyfishonte rezultatin pas gjysmë ore lojë. Në të 40′ Diabate realizoi golin e tretë, por Herrera ngushtoi diferencën pak përpara fundit të pjesës së parë. Pas pushimit erdhi përmbysja e madhe e PSG-së me dopietën e 17-vjeçarit Kouassi, përpara se Icardi të shënonte golin e avantazhit.

Në kohën shtesë Guirassy shënoi golin e barazimit. PSG-ja tashmë mbetet në krye të tabelës në Ligue 1 me 62 pikë.

Të fundit