All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ndeshje me Pit Bull, ja me sa vite burg do të dënohen organizatorët në Shqipëri

Ndeshje me Pit Bull, ja me sa vite burg do të dënohen
All - Paragraf - 1

Janë miratuar në parim në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese ndryshimet në Kodin Penal për dhunimin apo abuzimin me kafshët shtëpiake.

All - Paragraf - 3

Në Kodin Penal janë parashikuar edhe dënime për promovuesit dhe organizatorët e ndeshjeve mes kafshëve, ku rastet më të shpeshta janë ndeshjet midis qenve Pit Bull.

Sipas ndryshime, cilido që promovon, organizon apo drejton ndeshje mes kafshëve që shkaktojnë vuajtjen apo torturimin e kafshëve, dënohet me burgim nga një deri në dy vite dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

Pronarët që japin kafshët e tyre me qëllim ndeshjeje apo personat, të cilët vetë ose nëpërmjet të tretëve rrisin apo dhe stërvitin kafshë me qëllim përdorimin apo shitjen e tyre për ndeshje, dënohen me burgim nga një deri në dy vite  dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë.

Dënim me gjashtë muaj deri në dy vite burg është parashikuar edhe për vrasjen e kafshëve, ndërsa plagosja do të dënohet me katër muaj deri në një vit burg.

Por edhe braktisja e kafshëve të shtëpive do të përbëjë tani kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 30.000 lekë.

Të fundit