Flash News

KRYESORE

Ndeshjet e grupit H; Anglia kursen yjet, Belgjika i besoj formacionin lojtarit shqiptar

Ndeshjet e grupit H; Anglia kursen yjet, Belgjika i besoj formacionin lojtarit

Do të nisin në orën 20:00 dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, ku Anglia do të sfidojë Belgjikën.

Në këtë sfidë, 'tre luanët' do të luajë me formacionin e dytë, ndërsa skuadra belge do të aktivizojë nga minuta e parë mesfushorin me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj.

Formacioni Angli – Belgjikë:

Anglia: Pikford, Ros, Daier, Stons, Kahill, Xhonx, Delf, Aleksandër-Arnold, Loftus-Çik, Rashfrod, Vardi;

Belgjika: Kurtua, Vermalen, Tielemans, Bojota, Dendonker, Felaini, T.Hazard, Januzaj, Dembele, Chadli, Batshuai;

Ndërsa sfida tjetër mes Panamasë dhe Tunizisë do të luhet për statistikë, pasi dy ekipet janë eliminuar edhe matematikisht nga Botërori.

Formacioni Panama – Tunizi:

Panama: Penedo, Eskobar, Torres, Gomez, Barsenas, G. Torres, Mashado, Ovale, Avila, Godoi, Rodriguez;

Tunizia: Matluti, Meriah, Hadadi, Bedui, Ben Jozef, Kazri, Sasi, Skiri, Çaleli, Naguez, Sliti;

Në grupin H, Anglia dhe Belgjika kanë nga 6 pikë, ndërsa Panamaja dhe Tunizia nuk kanë arritur asnjë fitore apo barazim deri më tani.

Të fundit