Flash News

KRYESORE

Ndezi cigaren e marijuanës në “Sunny Hill Festival”, Policia e Kosovës arreston reperin

Ndezi cigaren e marijuanës në “Sunny Hill Festival”,

Për dy ditë rresht është mbajtur festivali “Sunny Hill” i organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Por ky festival duket se është shoqëruar edhe me një incident, pasi reperi me origjinë shqiptare Action Bronson mbrëmë është vënë në pranga nga Policia e Kosovës menjëherë pasi ka performuar.

Bronson është arrestuar pasi ka ndezur marijuanë në skenë dhe të njëjtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut.

Sipas Indeksonline  Bronson, pasi ai është marrë në pyetje nga  Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.

Festivali  “Sunny Hill” vazhdon edhe sot në mbrëmjen e tretë të spektaklit, ku përformojnë këngëtarë me famë botërore në parkun e Gërmisë.

Të fundit