Flash News

KRYESORE

Emaili i Emiljano Nuhut drejtuar Ardi Veliut, por që s’mori asnjë përgjigje

Nën komisari Emiljano Nuhu nga një vend i Bashkimit Europian, ashtu siç ka deklaruar ai, ka treguar në një lidhje me Skype për emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, se me 14 gusht 2017 i ka dërguar një email Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu në lidhje me kërcënimet ndaj tij, por që nuk mori përgjigje.

Në ëmail Nuhu shkruan se është kërcënuar nga Ramanzan Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Xhelal Rraja, vëllai i deputetit si edhe nga Redjan Rraja, të gjithë sipas tij persona me precedentë penale.

Por, siç tregoi për Tufën, Nuhu nuk mori asnjë përgjigje nga institucioni, asnjë email e asnjë telefonatë, duke dënuar indiferencën e strukturave të Policisë së Shtetit.

http://politiko.al/gruaja-ime-i-vuri-buken-zagani-dhe-nuhu-flasin-per-takimin-mes-tyre-ne-arrati/

Të fundit