Flash News

KRYESORE

Ndihet mungesa e Tahirit në Tiranë? Veliaj i shmanget me stil pyetjes së Fevziut

Ndihet mungesa e Tahirit në Tiranë? Veliaj i shmanget me stil pyetjes

Që raportet e Erion Veliajt me Saimir Tahirin nuk kane qene asnjehere te mira, është një tezë e konfirmuar prej kohësh. U mendua se largimi i Tahirit nga jeta politike, pas skandalit të ‘Habilajve’ situata do qetësohej, por qëndrimi i kryebashkiakut të Tiranës në emisionin ‘Opinion’ konfirmon të kundërtën.

“A mendoni se largimi i Saimir Tahirit mund të krijojë probleme për Partinë Socialiste, konsiderohej një pikë e fortë në Tiranë?”, pyeti Fevziu.

Veliaj u përgjigje me stil, duke shmangur dhënien e një përgjigje të drejtpërdrejt, por u mjaftua duke deklaruar se PS është me e fortë së ai, se Saimir (Tahiri) dhe Blerina (Gjylameti).

“Partia Socialiste është më e fortë edhe se unë, edhe se Saimiri, edhe se Blerina. Në PS jemi super të mobilizuar, jo vetëm për bashkinë por edhe për këshillin bashkiak sepse na duhet një shumicë që nuk e lënë punën dhe kjo është arsyeja pse Këshilli Bashkiak ka 100 kandidatë”, sqaroi  Erion Veliaj në studion e emisionit “Opinion”.

Të fundit