Flash News

KRYESORE

“Ndihma ekonomike dhe "Kemp"-i në këmbim të votës”- deklarata e Eno Bozdos për qarkun e Beratit

“Ndihma ekonomike dhe "Kemp"-i në këmbim të

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Sekretari Organizativ i PD-së Eno Bozdo, ka deklaruar se PD-ja është në një proces rimëkëmbje në të gjitha qarqet e vendit.

Bozdo është i deleguari i PD-së në Berat dhe po shikon situatën nga afër. Ai është shprehur se të gjithë demokratët po denoncojnë me zë të lartë rastet e kultivimit të kanabisit në këtë zonë. Ai deklaron se përveç formës së shit-blerje së votës, pushteti vendor ka bërë presion në këmbim të ndihmës ekonomike dhe ‘Kemp”-it.  

“Demokratët po denoncojnë me zë të larë. P.sh., në qarkun e Beratit, droga është mbjell pothuajse në të gjitha sipërfaqet e këtij qarku. Nuk ka asnjë fshat nga i cili të mos marr denoncime për sipërfaqe të mëdha të kanabisit të mbjellë dhe ekzistencë të përpunimit të drogës. Qartazi ky fenomen kriminal dhe  mbështetja e dukshme e dhënë nga policia për të, ka pasur një peshë të rëndësishme në rezultati elektoral në dëm të PD-së. Një shkak tjetër më pak i përmendur, por gjithsesi shumë i rëndë është edhe abuzimi që pushteti vendor (në këtë qark i dominuar nga e majta) k bërë me shpërndarjen e ndihmës ekonomike. Malësia e zonës së Beratit renditet ndër zonat më të varfra të Shqipërisë. Varësia ndaj ndihmës ekonomike është e qenësishme dhe në zona të caktuara shkon deri në 60 për qind të popullatës. Presoni që u është bërë votuesve në këmbim të ndihmës ekonomike dhe ‘Kemp”-it është një fakt që rezulton i shtrirë në të gjithë zonën. Presioni i të majtës me punësim në këtë qark ka qenë veçanërisht i rëndë. Është një formë tjetër kjo më e sofistikuar, por po aq e dhunshme e vjeljes së votës “me hir apo me pahir”. Do të veçoja këtu zonën e Skraparit, ku duke dëgjuar dëshmitë e demokratëve mu kujtua fushata e vitit 1991” ka thënë Bozdo.

Të fundit