Flash News

KRYESORE

Ndihma financiare për fëmijët e Fildez Hafizit, Rama injoron kërkesën e Presidentit Meta

Disa ditë më parë, babai gjyqtares së vrarë, Fildes Hafizi i ka dërguar një kërkesë Presidenti Ilir Meta, ku i kërkon ndihmë për dy fëmijët e saj të mitur.

Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka pohuar se i kanë dërguar një kërkesë Qeverisë por nuk kanë marrë një përgjigjë.

“Kërkesa e tyre kanë qenë edhe kërkesa për dhenien e ndihmës financiare për familjen. Institucioni ynë për këtë çështje i ka dërguar letër Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ku i vumë në dijeni për shqetësimet e babait të gjyqtares Hafizi. I kemi kërkuar letër dhe qeverisë, Këshillit të Ministrave. Presidenca nuk ka marrë përgjigej lidhur me këtë pension që u takon fëmijëve të së ndjerës Fildes Hafizi”.

“BalkanWeb” ka publikuar edhe shkresën e Presidencës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, dhe për dijeni babait të Fildezit, Bynjamin Hafizit.

Letra e plotë:

“Presidenti i Republikës nëpërmjet Këshillit të Lartë të Drejtësisë është vënë në dijeni dhe ka ndjekur me prioritet trajtimin e kërkesës së babait të ish-gjyqtares, të ndjerës Fildez hafizi, kërkesë kjo e cila në thelb ka për objekt shqetësimin lidhur me trajtimin financiar nga shteti të fëmijëve të ish-gjyqtares.

Pasi jemi njohur me gjithë komunikimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe angazhimin e institucioneve të përfshira në këtë çështje, informohemi se është arritur lidhje e një pensioni për fëmijët, si dhe trajtimi i familjes Hafizi me një bonus strehimi duke i subvencionuar qiranë e banesës.

Nëpërmjet një letre, kërkuesi Bynjamin Hafizi, babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi, i është drejtuar përsëri Presidentit të Republikës me kërkesën për lidhjen e një pensioni të posaçëm për fëmijët e të ndjerës, duke evidentuar këtu se shumë prej 4500 lekësh e akorduar nga institucionet përkatëse është e pamjaftueshme për të rritur dy fëmijët e të ndjerës”.

Avokati i vrasësit të gjyqtares Hafizi: Çështja paragjykohet; fëmijët s’janë lejuar të takohen me babain

Frikë se vrasësi i vajzës do lirohet, humb jetën babai i Fildes Hafizit

Drejt lirimit vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi; kjo është arsyeja

Të fundit