Flash News

KRYESORE

Ndihma për 87 familje në nevojë, deputetja e PD: Jemi aty ku shteti nuk vë dorë

Deputetja e PD, Oriola Pampuri është bërë pjesë e nismës për mbështetjen ekonomike të familjeve në nevojë, kryesisht fëmijëve jetimë.

87 familje kanë përfituar edhe nga donatorë të huaj, me mbështetjen e deputetëve të PD. Përmes një statusi në facebook, deputetja Pampuri thotë se PD është aty ku shteti nuk vë dorë, ndërsa pavarësisht varfërisë shumë familje u përjashtuan nga ndihma ekonomike.

Statusi i plotë:

Sot se bashku me Shoqaten Kombetare te Jetimeve te Shqiperise mbeshtetem 87 familje, ne te cilat bashkeshorti apo bashkeshortja, nena apo babai nuk jetojne. Aty ku shteti nuk ve dore, Shoqatat jane ato te cilat vene doren ne zemer e u vijne ne ndihme qindra familjeve, te cilat prej vitesh jetojne mes trishtimit e skamjes. Femije te cilet, i kane harruar lojerat e moshen, por lumturohen se u dhurohet ushqim per te mbijetuar. Nena e gra heroina qe te vetme rrisin femijet, duke u perballur cdo dite me veshtiresite e pengesat qe i shkakton shteti i tyre, per te cilin ndonjehere edhe nuk blejne ushqim, per te paguar taksat. Por qe nuk e marrin kurre sherbimin e detyruar si taksapagues te rregullt. Shume prej tyre, edhe pse te papuna, te pastreha jane perjashtuar edhe nga skema e ndihmes ekonomike.

Sot, femijet qe kane humbur njerin prind nuk kane nje status. Kjo eshte e do te jete nje kauze, te cilen do ta ndjekim deri ne zgjidhjen e saj.

Të fundit