Flash News

KRYESORE

Ndihma për familjet në nevojë! Xhaçka “dëgjon” opozitën: Nis përgatitja e pakove me ushqime

Ndihma për familjet në nevojë! Xhaçka

Ministria e Mbrojtjes njoftoi të martën se ka nisur përgatitja e pakove me ushqime për familjet në nevojë dhe pensionistët, që janë të bllokuar për shkak të koronavirusit. Lajmin e dha Ministrja Olta Xhaçka, që ka inspektuar punën në Rezervat e Shtetit, ku po përgatiten pakot ushqimore.

"Dua t’u them të gjithëve se jemi të gjithe bashkë në këtë luftë! I mirëkuptojmë maksimalisht hallet, stresin, pasigurinë për gjërat bazike, por ju lutemi të gjitheve te kene besim dhe te bejne durim! Që në momentin e pareë të përshkallezimit të masave Jemi angazhuar bashkë me rezervat e shtetit, emergjencat civile, bashkitë dhe po pergatisim mbështetjen e atyre që janë më në nevojë.

Fokusi ynë janë pensionistët kryefamiljarë dhe familjet më të  varfëra. Do t`u shërbejmë me përkushtim kmaksimal dhe me gjithçka kemi mundësi”, tha ndër të tjera Xhaçka, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pakot që po përgatiten te Rezervat e Shtetit dhe që do t'u shpërndahen pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë.

Shpërndarja e këtyre pakove do bëhet nga Komanda Mbështetëse në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin lokal.

Të fundit