Flash News

KRYESORE

Ndihma përtej detit, Lazio e Igli Tares mbledh fonde për Shqipërinë

Ndihma përtej detit, Lazio e Igli Tares mbledh fonde për

Te Lazio punon Igli Tare, kështu që nuk mund të mos vinte një ndihmë për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto momente të vështira pas disa tërmeteve brenda ditës. Klubi italian ka filluar të mbledhë fonde për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore që ndodhi këtë të martë.

Lazio në faqen e saj zyrtare në Facebook ka publikuar një numër llogarie, ku mund të bëhen donacione nga njerëz që duan të ndihmojnë popullin shqiptar.

Nuk diskutohet që Lazio ka një raport shumë të mirë me Shqipërinë, kur mendon që Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi janë pjesë e këtij klubi.

Të fundit