Flash News

KRYESORE

Ndihmat pas tërmetit në Shqipëri, kompania heq përkohësisht taksën e Rrugës së Kombit

Ndihmat pas tërmetit në Shqipëri, kompania heq

Pas tërmetit që tronditi Shqipërinë prej ditës së djeshme, shtete të shumta të rajonit e më gjerë janë solidarizuar duke ofruar ndihmë.

Paralelisht, kompania koncesionare e Rrugës së Kombit ka bërë të ditur se në solidaritet edhe me ata që po ofrojnë mbështetjen e tyre për Shqipërinë në ditë të vështira si këto pas tërmetit me magnitudë 6.4, ka anuluar përkohësisht taksën prej 5 euro.

“Ju informojmë se shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit), duke filluar qe nga dita e djeshme date 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagese te te gjithë makinave (individë, shoqata, institucione te Kosovës, Shqipërisë, etj), te cilet janë solidarizuar apo qe kane sjelle ndihma per te prekurit nga tërmeti. Këto grup personash do te lejohen te kalojnë pa pagese deri ne përfundim te situatës emergjente”, njofton për mediat kompania.

Të fundit