Flash News

KRYESORE

Ndihmat për tërmetin, shqiptarët në Australi dhurojnë mbi 255 mijë dollarë për familjet e prekura

Ndihmat për tërmetin, shqiptarët në Australi dhurojnë

Vijojnë kontributet e shqiptarëve në mbarë botën për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shqiptarët në Australi, gjatë dy javëve të fundit mblodhën mbi 255 mijë dollarë për familjet e prekura, raporton albinfo.ch.

Komuniteti shqiptar në Australi është ndër komunitetet e angazhuara të Diasporës për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës pas tërmetit, ndërsa vijojnë fushatën e tyre për grumbullimin e ndihmave të tjera.

Komuniteti shqiptar në Australi vazhdon të ruajë vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është Festivali Shqiptar në Melburn, i cili për afro tri dekada ruan kulturën, gjuhën dhe traditën e stërgjyshërve.

Të fundit