Flash News

KRYESORE

Ndihmë psikologjike për fëmijët dhe të rriturit, psikologë dhe studentë ndihmojnë të prekurit nga tërmeti

Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë, ka ngritur grupe të shumta vullnetare për tu ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihmë psikologjike pas traumave që mund të kenë pësuar.

Profesionistë dhe student të psikologjisë janë organizuar në grupe të ndryshme, që supervizohen nga një psikolog dhe që ndahen për tu ardhur në ndihmë fëmijëve dhe të rriturve.

Për të ndihmuar personat e prekur, këtyre grupeve u janë bashkuar edhe psikologë e student nga Kosova të cilët organizojnë lojra për fëmijët dhe biseda me të rriturit për t’ua lehtësuar gjendjen sadopak.

Ata janë gjendur nëpër spitale dhe çadra që nga dita e parë pas tërmetit dhe sot kanë printuar edhe manualin për ndihmë të parë psikologjike, "Psychological First Aid (PFA)" të OBSH-së.

Postimi në Facebook

Ju informojmë se përkthimi i manualit për ndihmë të parë psikologjike, "Psychological First Aid (PFA)" të OBSH-së, është përfunduar. Qendra Keshillimit Sherbimeve Psikologjike falenderon të gjithë ata nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia që iu bashkuan iniciativës për ta përkthyer, redaktuar dhe dizajnuar manualin.

Sot, printuam 50 kopjet e para qe do ti perdorim ne punen tone, te mundesuara nga dashamiresia e nje kancelarie ne Shkoder.

Ne emer te Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë dhe Qendres Keshillimit Sherbimeve Psikologjike , i shprehim falenderime grupit te kolegeve nga Kosova, te Social La#jemi1

Urdhri Psikologut Qarku Shkoder

Urdhri Psikologut Qarku Lezhe

Urdhri i Psikologut Qarku Korce

Urdhri i Psikologut Qarku Durrës

Urdhri i Psikologut Qarku Fier

Të fundit