Flash News

KRYESORE

“Ndihmoi në përhapjen e koronavirusit”, Qeveria Kurti kallëzon penalisht Hashim Thaçin

“Ndihmoi në përhapjen e koronavirusit”, Qeveria Kurti

Ushtruesi i Detyrës në Ministrinë e Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla kallëzoi penalisht në Prokuori Presidentin Hashim Thaçi. Aryseja e kallëzimit penal, njoftuar nga Sveçla lidhet me faktin se Presidenti u bëri thirrje qytetarëve për të mos respektuar “vendimet e marra nga qeveria” për mbrojtjen nga koronavirusi.

“Më 23.03.2020, Presidenti në konferencë për media doli me një deklaratë publike ku bëri thirrje për mos-respektim të vendimeve të Qeverisë. Deklarimi i tij verbatim është ky: - “Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese, dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. - As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, shprehet kreu i Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Ai shton se “nga 30 kompentenca që Kushtetuta i njeh Presidentit, asnjë prej tyre nuk ka të bëjë me ligjshmërinë e vendimeve të qeverisë”, thotë Sveçla, duke shtuar se këtë kompetencë e kanë vetëm gjykatat. Ai shton më tej se nëpërmjet thirrjeve të tij, Hashim Thaçi ka shkaktuar kaos dhe ka ndihmuar në përhapjen e virusit te qytetarët.

“Presidenti përmes deklarimeve të tij, dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të "kontribuojë" në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19 si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë - sipas rekomandimeve të Presidentit.

Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t'i respektojmë organet e drejtësisë, dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, unë dorëzova Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale "Thirrje për rezistencë" të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thotë Ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë.

Të fundit