Flash News

KRYESORE

Ndikimi i deputetëve mbi policinë, Edi Rama: Ka ikur ajo kohë që me Saimir Tahirin

Ndikimi i deputetëve mbi policinë, Edi Rama: Ka ikur ajo kohë

Kryeministri Edi Rama vijon të përmend punën e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme, pavarësisht hetimeve që kanë nisur për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

I pyetur në emisionin ‘Open’ nëse deputetët e PS ndihmojnë grupet kriminale në Shkodër, Rama tha puna e policisë është ndarë përgjithmonë nga aktiviteti i deputetëve dhe këta të fundit nuk kanë mundësi të ndikojnë te uniformat blu që prej kohës së Tahirit.

“Ka ikur ajo kohë që me Saimir Tahirin dhe deri me Fatmir Xhafajn, nuk vendosin deputetët asgjë në Policinë e Shtetit”, tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe rastin e deputetit Gjetan Gjetani, duke e akuzuar sërish se ka kërcënuar grupin e PS me votën në Kuvend, vetëm që të ndikonte në emërimin e shefave të policisë në Kurbin.

Shoqërimi i deputetëve me kriminelët, Edi Rama: Është çështje personale

Kosova/ Edi Rama hap temën e bashkimit kombëtar dhe merr në mbrojtje Sali Berishën: Kemi nevojë për një kuvend burrash

Të fundit