Flash News

KRYESORE

Ndikimi rus në fushatën e PD, ironizon Paloka: Në zgjedhjet e reja, SHBA kandidat nga “rilindja”

Ndikimi rus në fushatën e PD, ironizon Paloka: Në zgjedhjet e

Nënkryetari i PD, njëherësh deputeti demokrat, Edi Paloka ka ironizuar revistën amerikane “Mother Jones”, pas shkrimit të publikuar pak ditë më parë se rusët kanë ndërhyrë në fushatën e PD në zgjedhjet e 2017-ës.

Përmes një statusi në facebook, Paloka shkruan me nota ironie se rusët kanë fituar në zgjedhjet e SHBA për president, por humbën në Shqipëri.

“Sipas revistes “Nona Soros” ( qe deklaron se nuk merr dollare nga Rama po vetem nga dora e Xhorxhit) ruset fituan zgjedhjet ne SHBA dhe i humben ne Shqiperi. 

Me siguri qe ne zgjedhjet e tjera ne SHBA, per te qene te sigurte qe Presidentin e SHBA nuk do e zgjedhin prape ruset, do te merret nje kandidat nga “Rilindja” sepse kane treguar qe jane te vetmit qe dijne si te fitojne kunder ruseve. 

Ne se vete lideri global nuk do te denjoje te kandidoje perballe “turpit te njerzimit” atehere me siguri do coje ballen e tij...”, shkruan Paloka.

Shkrimi i Politiko.al, reagon ‘Mother Jones’: Kemi marrë para nga George Soros, por jo aq sa pretendohet

Reagimi i ambasadës ruse

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj shkrimit të revistës amerikane “Mother Jones”, ku Rusia akuzohej se kishte ndërhyrë në zgjedhjet në Shqipëri. Në investigim përmendej edhe lobimi në favor të liderit të opozitës Lulzim Basha për t’u takuar me kongresmenë republikanë amerikanë si dhe për të dalë në një fotografi me Trump.

Ambasada ruse e konsideron “trillim krejtësisht absurd” dhe thekson se Rusia i përmbahet fort parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera.

Basha: Do ta hedhim në gjyq

Lulzim Basha ka paralajmëruar se Partia Demokratike është duke shqyrtuar mundësinë për të hedhur në gjyq revistën ‘Mother Jones’ për shkrimin e botuar.

“Ekspertët tanë po shikojnë mundësinë për të hedhur në gjyq ‘Mother Jones’ për prishje të imazhit”, deklaroi Lulzim Basha mbrëmë ndërsa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’. Basha tha se i gjithë shkrimi është botuar në insinuanca.

Të fundit