Flash News

KRYESORE

Ndiqen penalisht tre punonjës të burgut të Burrelit, masa disiplinore për 23 të tjerë

Ndiqen penalisht tre punonjës të burgut të Burrelit, masa

Tre punonjës të burgut të Burrelit do të ndiqen penalisht, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat nën cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion.

Po ashtu, në vazhdën e hetimeve janë marrë masa administrative edhe për 23 punonjës të tjerë, ndërsa në Durrës janë rekomanduar paralajmërim për largim nga detyra për 17 specialistë të ZRPP-së.

“Në vazhdën e hetimeve administrative në burgje, janë identifikuar një sërë nëpunësish të përfshirë në shkelje të ligjit apo afera korruptive. Në burgun e Burrelit janë referuar në prokurori për ndjekje penale 3 punonjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe janë rekomanduar masa administrative për 23 punonjës të tjerë.

Në Zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për Regjistruesin si dhe për 17 specialistë të këtij institucioni”, shkruan Gjonaj.

Të fundit