Flash News

KRYESORE

Ndjekësi fajëson femrat për ekspozimin e hireve, Aulona Musta i kthehet: Uroj të të përdhunojë një burrë

Në profilin e Aulona Mustës është denoncuar një rast shumë delikat ku një prej ndjekësve të moderatores ka treguar rastin e abuzimit seksual të mbesës së saj. Vetëm në klasë të të, ajo është 'abuzuar' nga kushëriri që është në klasë të pestë.
Aulona trajton shpesh tema sociale në profilin e saj ku edhe denoncon herë pas here ngjarje me tematikë të ndryshme dhe shumë shqetësuese. Por në historinë e rëndë që ndjekësja e saj tregoi, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një koment nga ana e një burri i cili shkruante: “Nje keshillë e vogel per femrat. Jeni te lira te mos bini dakord me mua por nese nuk doni tju qepen pas lloj lloj maniakesh mos u vishni si prostituta duke i nxjerr te gjitha hiret tuaja rrugeve . Nje femer mund te jet shum sensuale edhe pa treguar tangat,kofshet,gjokset e kurrizin. Mjafton pak me shum vleresim per veten tuaj ne menyr qe meshkujt te mos ju shohin me si nje objekt kenaqesie,”- duke i konisderuar vetë femrat si fajtore. Kjo ka shqetësuar shumë Aulonën, e cila i është kthyer me të njëjtën gjuhë dhe duke i uruar të përdhunohet nga një burrë si ndëshkim: “Nuk e di kush eshte me tragjike komenti yt, apo fakti qe tre vajza i kane bere like… Atyre si ju nuk ja vlen as t’i kthesh pergjigje… uroj vetem qe te dali ndonje dite ndonje burre qe te mendoje se floket e tua me xhel jane me eksituese se sa duhet per nje burre dhe pse jo, te perdhunoje per te te ndeshkuar qe i dhuron impulse seksuale.” Ky koment nga ana e Aulonës ka marrë shumë mbështetje nga ana e fansave dhe ndjekësve.

Të fundit