Flash News

KRYESORE

Ndjekësit e kritikuan për fotot e shumta të shtatzënisë, Elita: Nuk e di çfarë doni

Ndjekësit e kritikuan për fotot e shumta të

Moderatorja Elita Rudi prej kohësh ka pranuar shtatzëninë se saj edhe pse në fillim e mbajti të fshehur nga sytë e publikut dhe medias.

Madje ajo ka filluar të postojë vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur, gjë që siç duket i ka bezdisur disi fansat e saj.

Këtë gjë e ka vënë re edhe vetë Elita, e cila ka marrë shumë komente ku thuhet se po poston më shumë foto se ç'duhet.

Ajo ka zgjedhur të reagojë për këtë gjë, pasi ka publikuar disa komente nga koha kur shtatzënia nuk ishte pranuar dhe njerëzit i luteshin ta pranonte.

“S’ke si ta kuptosh çfarë duan njerëzit. Megjithatë jam duke e shijuar këtë moment. Ju falenderoj për gjithë komentet nëpër rrjete sociale, emisione, portale gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme. Jeni shumë të mirë. Ju dua”, shkruan Elita në postim.

Të fundit