Flash News

KRYESORE

Ndjekja si në filma në Tiranë, flet pronari i shtëpisë te ‘Jordan Misja’: Mendova ç’kisha bërë kur më rrethoi policia

Ndjekja si në filma në Tiranë, flet pronari i shtëpisë

Njëri nga autorët bashkë me armën që mbante pa leje u arrestua nga policia brenda oborrit të një shtëpie që ndodhet në mes të një blloku banimi, përballë rrugës ‘Jordan Misja’ në Tiranë.

Pas përplasjes dhe ndjekjes nga policia, dy autorët dolën me vrap nga makina ‘Touarge’ bashkë me armët që mbanin me vete duke, duke u larguar në drejtime të kundërta.

Njëri hodhi pistoletën në trotuar, ndërsa tjetri në avllinë e një banese private, dhe më pas u fut edhe vetë për t’u fshehur.

Policia arriti të arrestoje të dy autorët, ndërsa pronari i shtëpisë private tregon momentin kur u përball me policinë.

Sipas gazetës ‘Panorama’, ai tregon si u përball me policinë në portë në orët e vona.” Mendova çfarë kisha bërë kur pashë policinë në shtëpinë time. Pashë që morën një pistoletë në tokë, por unë nuk kisha lidhje me të. Më qetësuan dhe me treguan se nuk më përkiste mua”, u shpreh pronari i banesës.

Mbrëmjen e 16 gushtit, policia ndoqi si në filma Ervin Kodrën dhe Gentian Koçin, të cilët gjatë ikjes përplasën katër mjete dhe dy motorë policie. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, por gjatë aksionit shkaktuan frikë dhe panik te qytetarët, edhe pse në orët e vona.

 

Të fundit