Flash News

KRYESORE

Ndjekje në det në 3 të mëngjesit, policia jep detaje për gomonen e bllokuar në Vjosë

Ndjekje në det në 3 të mëngjesit, policia jep detaje

Policia e Shtetit jep detaje lidhur me gomonen e bllokuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në grykëderdhjen e lumit Vjosa.

Deri tani mendohet se kjo gomone po tentonte të transportonte drejt Italisë rreth 1 tonë kanabis. Policia ka sqaruar se Policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza kanë vijuar ndjekjen në det në orën 03.30 të mëngjesit në det.

Sipas policisë, nga ndjekja trafikantët u detyruan të futeshin në grykëderdhjen e lumit Vjosë dhe braktisën mjetin lundrues me lëndën narkotike.

Njoftimi I policisë:

Operacioni “Vjosa”, Policia parandalon një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s kanë parandaluar një tentativë për trafik lënde narkotike, përmes detit drejt Italisë. Operacioni nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det. Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë kanë organizuar punën duke patrulluar me disa grupe nga toka, megjithë kushtet e vështira të motit. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit.

Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan. Duke përfituar nga errësira, të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre.

Policia sekuestroi 1 mjet lundrues, 2 automjete, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin.

Nën drejtimin e një grupi të posaçëm po vijojnë hetimet intensive për ndalimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Të fundit