Flash News

KRYESORE

Ndjekje nga Kashari në Fushë-Krujë, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Ndjekje nga Kashari në Fushë-Krujë, arrestohet 27-vjeçari

Policia ka arrestuar shtetasin Gazmend Osmani pasi rezultonte i shpallur në kërkim që prej datës 16 Shkurt pasi plagosi me sende të forta një qytetar gjatë një konflikti mes tyre. Ai u konstatua dje nga forcat e Komisariatit Nr.6, nën drejtimin e një automjeti në Kashar. Punonjësit e Policisë i bënë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi.

Policia u vu në ndjekje të tij dhe në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit si dhe kapjen e 27-vjeçarit, i cili drejtonte mjetin. Ndërsa shtetasi T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me të, njëkohësisht edhe bashkëpunëtor i ngjarjes së ndodhur më 16 Shkurt, ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan dy maska dhe një karikator arme zjarri pistoletë me pesë fishekë.

Të fundit