Flash News

KRYESORE

Ndjekje si në filma në Tiranë, dalin pamjet; fuoristrada me dy të rinj thyen postbllokun e policisë, ç’ndodhi mbrëmë pranë burgut 313

Ndjekje si në filma në Tiranë, dalin pamjet; fuoristrada me dy

Dalin pamjet e ngjarjes së mbrëmshme tek kryqëzimi i rrugës së Burgut ose “Jordan Misja” në Tiranë, ku dy të rinj thyen postbllokun e policisë dhe tentuan t’i ikin duke u arratisur edhe në këmbë.

Në tentativë për t’i ikur policisë, Gentian Koçi në timon dhe Ervin Kodra si pasagjer  nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa qarkullonin me një fuoristradë “Tuareg”.

E gjithë skena ka frikësuar banorët në kryeqytet, ndërsa në tentativë për tu larguar makina ka përplasur disa automjete dhe dy motorë.

‘Balkanweb’ ka publikuar videon e skenës pas ndjekjes së tyre nga policia.  Gjatë ndjekjes, dy autorët  kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë arrestuar nga policia. Gjatë arrestimit atyre u janë gjetur dy pistoleta me vete.

Policia s'ka reaguar ende mbi ngjatjen dhe dyshohet se të plagosur mbetën edhe dy efektivë.

Të fundit