Flash News

KRYESORE

Ndjekje si në filma për 2 ton marijuanë, si u zhvillua operacioni italian për të kapur trafikantët shqiptarë

Ndjekje si në filma për 2 ton marijuanë, si u zhvillua operacioni

Një aksion si nëpër filma ka ndodhur në brigjet e Vistës ku dy shqiptarëve i janë vënë prangat, ndërsa janë sekuestruar 2 ton marijuanë.

Mediat në Itali shkruajnë se operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza dhe operacioni nisi në në mëngjes, pas sinjalizimit se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes. Të gjitha këto objekte ishin të fuqishme duke e kthyer operacionin si një skenë filmi.

“Kontrolli i shpejtë i ngarkesës ishte e mjaftueshme për të kuptuar se droga ishte marijuanë,  ndoshta e prodhuar në Shqipëri, tani prodhuesi më i madh i kësaj droge për tregun kombëtar,”- shkruan një nga mediat italiane.

Të fundit