Flash News

KRYESORE

"Ndjeva mall", i kujt është video-klipi që u xhirua në Durrës ditën e tërmetit

"Ndjeva mall", i kujt është video-klipi që u xhirua

Ditën e tërmetit të parë më 21 shtator që shkaktoi jo pak dëme, lëkundjet janë ndjerë edhe në shesh xhirimi të videoklipit të këngës “Ndjeva mall” nga këngëtari nga Tetova, Shkumbin Ismaili.

I ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel, ismaili ka treguar se si e përjetuan tërmetin e 21 shtatorit teksa xhironin në Durrës, madje në video shihet sesi stafi realizues i klipit përjetonte tërmetin ndërkohë që xhironte.

“Klipin e kemi xhiruar në Durrës. Vlen të theksohet në fakt se gjatë xhirimeve dhe në atë moment unë kam përjetuar tërmetin e 21 shtatorit. Unë isha në piano në ato momente. Xhirimet zgjatën dy ditë”, u shpreh këngëtari nga Tetova.

Të fundit