Flash News

KRYESORE

Ndocaj falenderon ministrin e Brendshëm për betejën ndaj zjarreve dhe ka një sugjerim

Ndocaj falenderon ministrin e Brendshëm për betejën ndaj zjarreve

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish deputeti i partisë PBDKSH Eduart Ndocaj, ka falenderuar ministrin e Brendshëm për punën e vazhdueshme që  po bën, ndaj kultivimit të lëndëve narkotike dhe shuarjes së vartrave t zjarrit, megjithatë ka një kërkesë për të.

Ndocaj shprehet se Shqipëria duhet të investojë në mënyrë urgjente në ngritjen e një flote ajrore që shërben për emergjencat natyrore duke përfshirë edhe zjarret.

Statusi i plotë:

I nderuar z. Minister i Brendshem,

Ju pergezoj per punen qe beni si ne luften kunder kultivimit te lendeve narkotike, por edhe ne betejen e fikjes se zjarreve. 

Si deputet ne detyre dhe si qytetar mendoj se Shqiperia eshte ne nje situate thuajse primitive per shuajtjen e vatrave te zjarrit. 

Per fat te keq Shqiperia disponon pak mjete ose thuajse fare per tu perballur me vatrat e zjarrit ne periudhen e temperaturave te larta. 

Mungesa e mjeteve ajrore te specializuara e ben thuajse te pamundur betejen kunder vatrave te zjarrit. 

Shqiperia duhet te investoje ne menyre urgjente ne ngritjen e nje flote ajrore qe sherben per emergjencat natyrore duke perfshire edhe zjarret. 

Para pak dite kodrat e Manatise u perfshine nga flaket e forta te zjarrit qe jo vetem demtuan rende mjedisin, por rrezikuan seriozisht banoret e zone. 

Kjo zone nuk ka asnje faktore per te pasur zjarre per shkak te temperaturave te larta. 

Mendoj se zjarri ka qene i qellishem e per kete arsye ju ftoj te beni te gjitha hetimet e duhura per te nxjerre para drejtesise fajtoret. 

Ashtu si ju edhe une mendoj se shumica e zjarreve vendosen ne menyre te qellishme. 

Keta persona konsumojne veper penale dhe vendosin seriozisht ne rrezik jeten e qytetareve dhe faunen natyrore.

Me respekt

Eduart Ndocaj

Të fundit