Flash News

KRYESORE

Ndodh në ekipin e Kategorisë Superiore, skuadra luan miqësoren pa kapiten në fushë

Kastrioti ka zhvilluar të shtunën ndeshjen e parë miqësore në Bullgari, ku u ndesh me skuadrën qipriote të Ael Limasol, të cilën e humbi me shifrat 2:1.

Më shumë se paraqitje e skuadrës apo e afrimeve të reja, ajo që bëri përshtypje ishte se krutanët u paraqitën në fushë pa një kapiten në fushën e lojës.

Të paktën, kështu tregohet në foton zyrtare të publikuar nga klubi, ku asnjë futbollist nuk e ka shiritin në krahë.

Gjithësesi kjo ishte thjesht një ndeshje miqësore dhe gjëra të tilla nuk e penalizojnë skuadrën.

Të fundit