Flash News

KRYESORE

Ndodh në futbollin shqiptar; portier aktivizohet si sulmues dhe shënon gol në Kategorinë e Parë

Ndodh në futbollin shqiptar; portier aktivizohet si sulmues dhe shënon

Ditën e shtunë, u zhvilluan të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë, ku një ndër sfidat më interesante ishte ndeshje midis Naftëtarit të Kuçovës dhe Turbinës së Cërrikut.

Takimi përfundoi 3:2 për vendasit dhe nuk ka asnjë për tu çuditur, por ajo që ndodhi në minutën e 89 ishte vërtete e pazakontë për futbollin tonë, pasi portieri i dytë i Turbinës, Klevis Hasanbelli u aktivizua si sulmues nga stafi teknik.

Referuar këtij episodi, pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Sinan Bardhi u shpreh se kjo ndodhi pasi ekipi kishte udhëtuar me vetëm 14 lojtarë dhe 2 prej tyre ishin portier dhe nuk kishte mundësi të bënte tre zëvendësime nëse nuk do të aktivizonte Hasanbellin.

Të fundit