Flash News

KRYESORE

Ndodh në Rusi, infermierët braktisin jashtë spitalit pacientin me aftësi të kufizuara (VIDEO)

Ndonëse Rusia njihet si një shtet i rregullt, edhe atje bëhen padrejtësi ndaj qytetarëve. Një ngjarje jashtë të zakonshmes ka ndodhur në një spital, ku dy infermierë kanë nxjerrë jashtë me karrocë pacientin dhe më pas  e kanë braktisur.

Pas kësaj ngjarje, të filmuar nga kamerat, ka reaguar dhe Shefi i kujdesit shëndetësor lokal Marina Vartazaryan

Ai u shpreh, "Ne dënojmë rreptësisht veprimet e këtyre infermierëve. Natyrisht, çdo pacient mund të refuzojë trajtimin mjekësor, kjo është një e drejtë, por kjo duhet të jetë një kërkesë me shkrim. Infermieret janë pushuar nga puna."

Mirëpo infermierët pohuan se pacienti u kishte thënë atyre se donte të dilte nga spitali dhe se po e priste shoku i tij. Por sipas hetimeve të mëvonshme u zbula se në fakt infermierët kanë patur si qëllim që të heqin qafe pacientin.

Një dëshmitar bëri me dije se pacienti kishte sfiduar infermieret pasi ato e kishin lënë në temperatura gati zero gradë.

Të fundit